Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pësoi tërheqje para ndeshjes, Milanit i dëmtohet kapiteni

schedule15:36 - 9 Nëntor, 2020

schedule 15:36 - 9 Nëntor, 2020

Milan barazoi 2-2 dje ndaj Hellas Verona dhe si të mos mjaftonte kjo, kuqezinjtë humbën edhe një nga më të mirët e mbrojtjes. Alessio Romagnoli pësoi një dëmtim muskulor në kofshë gjatë nxehjes para ndeshjes dhe nuk zbriti fare në fushë.

 

Kapiteni i kuqezinjve ishte thirrur nga Mancini te Italia për ndeshjet e nëntorit, por gjithçka është anuluar dhe Romagnoli është zëvendësuar nga internisti Bastoni.

Ky është dëmtimi i dytë në pak muaj për Romagnolin dhe ndodh akoma pa marrë veten mirë nga ai lëndim që pati pësuar në korrik (u kthye në tetor). Mbetet për tu parë shkalla e dëmtimit, teksa te Milani shpresojnë të mos mungojë gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!