Pësoi dëmtimin horror, Everton njofton për gjendjen e Andre Gomes

schedule16:26 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:26 - 4 Nëntor, 2019

Andre Gomes pësoi një dëmtim horror në sfidën mes Evertonit dhe Tottenham. Mesfushori portugez mori një ndërhyrje të ashpër nga Son, i cili u ndëshkua menjëherë me të kuq. Nga kjo ndërhyrje, Andre Gomes theu totalisht kaviljen e tij të djathtë dhe kaloi në gjendje shoku.

Kur kanë kaluar disa orë nga transportimi i tij me urgjencë në spital, klubi i Everton ka dalë me një njoftim zyrtar për gjendjen e mesfushorit, duke shkruar:

“Everton FC konfirmon se Andre Gomes ka kryer me sukses operiacionin e vështirë dhe kavilja e tij e djathtë do të vendoset sërish në vend pas disa kohësh rikuperim. Procedurat shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Andre do të kalojë disa kohë në spital për t’u rikuperuar, më pas do të shkojë në USM Finch Farm për të kaluar pjesën e mbetur të rikuperimit, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Evertonit. Pritet që ai të ketë një rikuperim të plotë.

Në emër të Andre Gomes, i gjithë klubi dëshiron të falënderojë mbështetësit dhe të gjithë audiencën sportive që i ka qëndruar pranë lojtarit në këtë moment të vështirë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!