Pësoi atak kardiak gjatë fjalimit në parlament, humb jetën deputeti turk

schedule11:11 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:11 - 14 Dhjetor, 2023

Deputeti Hasan Bitmez ka ndërruar jetë, dy ditë pasi pësoi atak kardiak gjatë fjalimit në parlamentin e Turqisë.

Deputeti Hasan Bitmez, i cili është nga partia e Lumturisë, u rrëzua nga foltorja, duke shkaktuar panik në sallë, teksa menjëherë mbërritën ekipet mjekësore, për t’i ofruar ndihmën e parë.

Në momentin që humbi ndjenjat, Hasan Bitmez përplasi kokën në një pjesë të podiumit të parlamentit. 53 vjeçari vuante nga një sëmundje kardiovaskulare dhe ishte diagnostifikuar me diabet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!