“Ky lloj informacioni nuk përputhet gjithmonë me realitetin.” Kështu iu përgjigj zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zbulimet nga ëall Street Journal dhe CNN, sipas të cilave Rusia mori raketa balistike iraniane për t’i përdorur në luftën në Ukrainë.
“Ne e kemi parë informacionin”, theksoi Peskov, duke e përcaktuar Iranin “një partner të rëndësishëm”.
Ai shtoi se Moska dëshiron “të vazhdojë të zhvillojë bashkëpunimin dhe dialogun në të gjithë sektorët e mundshëm, duke përfshirë edhe ata më të ndjeshëm, dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. në interes të njerëzve të dy vendeve tona”./abcnews.al


