Peskov: Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nevojë për reformim

schedule15:54 - 18 Shtator, 2023

schedule 15:54 - 18 Shtator, 2023

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka nevojë për transformim në mënyrë që të maksimizojë efektivitetin e tij, u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së me të vërtetë ka nevojë për një reformism për të rritur efektivitetin e këtij organi jashtëzakonisht të rëndësishëm ndërkombëtar. Natyrisht, për ta bërë këtë, nevojitet miratimi i të gjithë pjesëmarrësve,” tha Peskov.

Peskov shtoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka nevojë për një përfshirje më të madhe nga pikëpamja e atyre vendeve që kanë luajtur një rol shtesë kohët e fundit, gjë që do t’u mundësonte atyre të kenë një ndikim shumë më të madh në sigurinë dhe ekonominë globale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!