Peshonte 10 kile! Ajo që nuk dimë për kukullat që u rritëm. Fjala ‘veshë llapushë’ ndez debatin

schedule17:56 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 17:56 - 24 Dhjetor, 2020

Aktorja Shegushe Bebeti për të gjithë mbahet mend për rolet e saj të shumta në Teatrin e Kukullave. Sigurisht që të gjithë do ta identifikojnë lehtësisht me rolin e Pinokut. Në programin “ABC e Pasdistes” Ermal Peçi e pyet se sa filtra ka në teatër gjatë shfaqjeve për fëmijë.

Shegushja tha se janë të kujdesshëm në fjalor dhe kujdesen qe gjuha të jetë sa më letrare dhe e pastër. Ajo kujton një moment që i ka bërë përshtypje, ku një ndjekëse i sugjeron që të mos e përdorte më fjalën veshë llapushe.

“Mos e përdor më atë fjalën, veshë llapushë.  Unë kam vuajtur tërë jetën se i kam pasur veshët e mëdhaja se më thoshin veshë llapushe. Po ti tani mama me tre kalamaj u kujtove i thashë.  Dhe unë e kisha parasysh këtë  dhe në shfaqjet e tjera nuk e përdora”.

Më herët nuk ka qenë kaq e lehtë për të pasur kukulla, qoftë kur duheshin edhe për shfaqje artistike. Aktorja Shegushe tregon se më herët një kukull përdorej nga dy apo tre aktor. Ndërkohë që Jorida Meta, qe ishte po ashtu ne program,  tha se kukulla (delja) për shkak të mekanizmit të saj peshonte 10 kilogramë.

“Delja rëndonte se kishte një mekanizëm shumë të veçantë dhe peshonte 10 kile”.

Ndërsa Ermali e pyet Shegushen se cili personazh apo kukull ka më të preferuar apo e ka më afër vetes. Pinokun që e bëri për 25 vite dhe Kokë arra ishin dy personazhet që Shegushja veçoi në shumë e shumë shfaqje që ka realizuar në jetën e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!