Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Peshku me radioaktivitet 180 herë më shumë se ai ligjor rrit shqetësimet ndërkombëtare

schedule09:16 - 24 Korrik, 2023

schedule 09:16 - 24 Korrik, 2023

Ceziumi radioaktiv, 180 herë më i lartë se kufiri i sigurtë, u gjet në peshqit e kapur pranë një kullimi në centralin bërthamor Daichi në Fukushima.

Peshku i zi u kap më 18 maj dhe nga matjet e operatorit Tepco rezultoi se përqendrimi i cezium-137 ishte 18 mijë bekerel për kilogram, ndërsa maksimumi ligjor është 100 bekerel për kilogram.

Mediat e huaja shkruajnë se një total prej 44 peshqish me nivele cezium 137 mbi 100 bekerel për kilogram u gjetën në portin e uzinës së Fukushimës midis majit 2022 dhe majit 2023, konfirmoi Tepco, nga të cilët 90% u kapën në ose pranë valës së brendshme.



Midis atyre peshqve të zbuluar me nivele më të larta radioaktiviteti ishte një ngjala me 1700 Bq/kg e kapur në qershor 2022 dhe një troftë deti me 1200 Bq/kg prillin e kaluar.

Një fakt i tillë është një shqetësimi ndërkombëtar në lidhje me hedhjen e planifikuar të 1.3 milion ton ujë radioaktiv të trajtuar nga Fukushima në Oqeanin Paqësor, një plan i miratuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara (IAEA).

Muajin e ardhshëm Tepco është planifikuar të fillojë lëshimin e ujit të trajtuar, një proces që do të marrë dekada për të përfunduar.

Ndërkohë Kina që është importuesi më i madh në botë i ushqimeve të detit japonez njoftoi në fillim të korrikut se do të ndalojë importin e ushqimit nga një e pesta e prefekturave të Japonisë për arsye sigurie, ndërsa tani e tutje do të shqyrtojë dokumentet që shoqërojnë ushqimin e eksportuar nga arkipelagu japonez.

Shqetësime janë shprehur edhe nga vende të tjera përfshirë Korenë e Jugut dhe atë të Veriut, të cilat mund të vendosin kufizime në importet e tyre nga Japonia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!