Peshkopia “e ngrirë”, akulli rrezikon banorët

schedule16:12 - 17 Janar, 2021

schedule 16:12 - 17 Janar, 2021

“Ne na dëmton akulli i pushtetarëve dhe zyrtarëve ai na thyen kokën ne!”

Bulevardin “Elez Isufi” në qendër të Peshkopisë ka ngrirë prej temperaturave që gjatë mesnatës u ulën ndjeshëm deri -14 gradë celcius. Po akulli nuk është pastruar.

Qytetarët ecin me vështirësi pasi rrezikojnë të shkasin dhe të pësojnë fraktura.

“E rrezikshme është e shikon si po shkelim”, thotë një qytetar.

Bashkia nuk hedh kripë që akulli të shkrijë pasi dëmtohet materiali pllakave më të cilat është shtruar bulevardi. Por nga ana tjetër nuk ka gjetur as zgjidhje alternative për pastrimin e akullit.

“Nuk shoh kripë. Me sa duket kripa do jetë shtenjtuar”, shprehet një tjetër.

“Nëse ka drejtësi reale ai që e ka vënë firmën dhe ka marrë në dorëzim këtë objekt duhet të futet në burg dhe mos dalë nga burgu asnjëherë”, thotë qytetari.

Ndërsa qytetarët thonë se projekti i bulevardit s’ka qënë i mirëmenduar pasi Peshkopia ka dimër të ashpër.

“ Nëse duhen gjykuar pushtetarët që nga 1990 e këtej të ndërshkohen për administrimine  pronës publike”.

“Bulevardi është shtruar në mënyrën më të paditur. Të shtrohet me këto pllaka do të thotë se është abuzuar”.

Për momentin Bashkia nuk ka kontraktuar asnjë firmë që të mirëmbajë bulevardin në qendër të qytetit. Në këto kushte vetëm dielli mund të ndihmojë në shkrirjen e akulli dhe qytetarët të mund të ecin pa frikë. /abcnews.al