Peshkonte në lagunën e Karavastasë, rrufeja godet 46 vjeçarin

schedule13:40 - 10 Nëntor, 2019

schedule 13:40 - 10 Nëntor, 2019

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet proceduriale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!