Një peshkatar humbi jetën pasi hyri në zonën e Karaburunit për të peshkuar me një pushkë uji. Trupi i pajetë u gjet 20 metra larg bregut dhe në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare.
Viktima ishte i veshur me kostumin e zhytjes. Më herët, uniformat blu njoftuan se 60-vjeçari Mehmet Aliraj hyri në ujë mbrëmjen e së mërkurës, por nuk doli më.
Trupi i tij nuk u gjet dot gjatë kërkimeve paraprake sepse u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm. Ndërkohë këtë të enjte rifilluan sërish kërkimet nga stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe polumbarët, të cilët arritën ta gjejnë trupin e viktimës pak metra larg bregut të detit.
/abcnews.al