Peshkatarët thyejnë karantinën në 1 Maj, protestë në Portin e Durrësit: Duam naftë pa akcizë

schedule09:45 - 1 Maj, 2020

schedule 09:45 - 1 Maj, 2020

Ndonëse vendi është në karantinë, peshkatarët e kanë nisur 1 Majin protestë në Portin e Durrësit pasi ankohen se nuk ka naftë dhe në shumë raste ajo tregtohet me çmime të shtrenjta.

Një prej tyre thotë për gazetarin Leonidha Musai se kompanitë e furnizimit kanë shkelur kontratën e mbështetur në ligj për furnizim me karburant pa akcizë.

“Një nga problemet e trashëguara ka qenë furnizimi me karburant. Ne kemi pasur një kontratë të mbështetur në ligj që anijet e peshkimit duhet të furnizohen me karburant pa akcizë. Kjo u respektua për njëfarë kohe dhe tani nuk respektohen më. Tani thonë kompanitë e kemi blerë me çmim tjetër.

Ne orientohemi vetëm nëpërmjet bursës. Po flas për tokë që laget nga deti. Ne furnizohemi me çmim burse. Kjo është taksative.  Na kanë thënë se sasia e karburantit është blerë me çmim tjetër dhe shitet me çmim tjetër”, shprehet peshkatari.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi diten e djeshme gjatë fjalës së saj në Kuvend se Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, Albpetrol ka vendosur ndërpresë nxjerrjen e naftës për shkak se çmimi i naftës ka arritur në vlera negative./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!