Një adoleshent është sulmuar dhe vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Australisë Jugore, njoftoi këtë të mërkurë policia.
Një trup u tërhoq nga uji pas sulmit pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke, njoftoi policia e shtetit të Australisë Jugore.
Sipas banorit lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë prej dekadash, ka mundësi që adoleshenti të ishte rreth 30 deri në 40 metra larg bregut./abcnews.al