Peshkaqenët janë më të vjetër se dinosaurët. Cili është sekreti i mbijetesës së tyre

schedule10:03 - 1 Shtator, 2022

schedule 10:03 - 1 Shtator, 2022

Peshkaqenët kanë ekzistuar për të paktën 450 milionë vite më parë, duke i mbijetuar katër nga “pesë zhdukjeve masive”,  përfshirë katastrofën që zhduku dinosaurët  66 milionë vite më parë në fund të periudhës së Kretakut, sipas Live Science.

Për këtë arsye kjo i bën peshkaqenët më të vjetër se dinosaurët, të cilët u shfaqën afërsisht 240 milionë vite më parë.

Pra, si kanë mbijetuar peshkaqenët kaq gjatë? Cilat janë sekretet e tyre?

Një shpjegim mund të jetë se peshkaqenët janë në gjendje të modifikojnë fiziologjinë e tyre në përgjigje të kushteve mjedisore, të tilla si zvogëlimi i madhësisë kur temperaturat rriten.

Kjo aftësi i mundëson specieve që të përshtaten shpejt me ndryshimet e shpejta të zonave ekologjike. Shkencëtarët mendojnë se ndryshimi i shpejtë i madhësisë ishte rezultat i një përgjigje epigjenetike, në të cilën gjenet ndryshojnë për shkak të faktorëve mjedisorë, raporton abcnews.al.

Christopher Lowe, një profesor i biologjisë detare dhe drejtor i Laboratorit të Sharkëve në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Long Beach, tha për Live Science se disa peshkaqenë janë unikë në atë që kanë gjenome shumë të mëdha, të cilat mund të përmbajnë gjene që, megjithëse nuk janë të dobishëm tani,  u kanë mundësuar atyre të jenë tolerantë ndaj kushteve klimatike të së kaluarës.

Për më tepër, disa lloje elasmobranchii, një nënklasë e grupit të peshkut kërcor që përfshin peshkaqenë, mund të lëvizin midis mjediseve të ujërave të ëmbla dhe të kripura – një sfidë e madhe fiziologjike.

Peshkaqeni dem tejet agresiv ( Carcharhinus leucas) është një nga peshkaqenët më të njohur që është i aftë të jetojë në ujëra të ëmbël dhe të kripur. Peshkaqenët jetojnë në oqeane të thella, dete të cekëta dhe madje edhe lumenj  dhe mund të konsumojnë një sërë ushqimesh, duke përfshirë plankton, peshq, gaforre, foka dhe madje edhe balena, raporton abcnews.al.

E thënë ndryshe, nëse një zonë ose burim ushqimi është në kërcënim, diversiteti i peshkaqenëve si grup do të thotë se ndërsa disa specie mund të përjetojnë vështirësi apo edhe të zhduken, por ka të tjerë që mbijetojnë.

Ne zakonisht i mendojmë  peshkaqenët si mishngrënës, por tani e dimë se ata konsumojnë gjëra të ndryshme, sipas një studimi të vitit 2018 në revistën Proceedings of the Royal Society B.

Kjo përshtatshmëri kur kërkojnë një vakt mund t’i ketë lejuar gjithashtu të mbijetojnë në periudha të ndryshme. Por ndërsa peshkaqenët kanë arritur ti mbijetojnë zhdukjeve të mëparshme masive me përshtatshmërinë e tyre, ata aktualisht po përballen me një sfidë të paprecedentë: aktivitetin njerëzor.

“Peshkaqenët kanë qenë në gjendje të përballen mjaft mirë me ndryshimet klimatike në të kaluarën, por sfida më e madhe për peshkaqenët është peshkimi”, tha Naylor.

“Nuk ka truke të zgjuara në të cilat këto kafshë mund të përdorin për të luftuar me peshkimin jashtë ujit.”

Roli i peshkaqenëve në ekosistemin e oqeanit nuk mund të nënvlerësohet. Për shkak se kaq shumë peshkaqenë janë grabitqarë, ata ka të ngjarë të luajnë role të rëndësishme në stabilitetin e organizmave në zinxhirin ushqimor.

Grabitqarët janë shumë më pak të shumtë se planktoni, por ata kanë një efekt të madh sepse ushqehen me peshq grabitqarë që ushqehen me barngrënës që ushqehen me planktone.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!