Pesha e saj u rrit në mënyrë të frikshme, mjekët heqin tumorin 42 kg nga trupi i 49 vjeçares

schedule11:07 - 6 Prill, 2023

schedule 11:07 - 6 Prill, 2023

Një operacion i rrallë është zhvilluar së fundmi në Milano ku një 49 vjeçareje i është hequr një masë tumorale që peshonte 42 kilogramë.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja e kishte vënë re masën që ndodhej në trupin e saj një vit më parë kur filloi të shtonte në peshë ku nga 78 kilogramë shkoi në 120 . menjëherë pas marrjes së shpejtë të kilogramëve ajo bëri një vizitë të shpejtë dhe rezultoi se shkak ishte një tumor ovarian që ishte rritur në mënyrë dramatike .

Ndërkohë në dy spitale të tjerë asaj nuk ja kishin marrë përsipër ndërhyrjen.

“Kur fillova të shtoja peshë  nuk i kushtova shumë rëndësi, sepse nuk kam pasur kurrë dhimbje, shqetësimi nisi kur fillova të marr frymë dhe të eci me shumë vështirësi”, ka thënë 49 vjeçarja kirurgëve.

Mjekëve për të realizuar këtë operacion u është dashur 4 orë punë. Ndërkohë gruaja ka theksuar për mediat se kur është zgjuar pas operacionit ndihej e rilindur dhe shumë falenderuese mjekëve për një shans të dytë të jetës së saj.

Ndërkohë tumori i hequr në trupin e italianes me një masë prej 42 kilogramësh ishte një dukuri e rrallë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!