Inaki Williams është një emër jo shumë i njohur për tifozët e thjeshtë të futbollit, por në klubin e tij, Athletic Bilbao ai i bën detyrat shumë mirë dhe është një nga lojtarët më stabël.
26-vjeçari është që prej vitit 2015 pjesë e ekipit të parë bask dhe që atëherë ai ka arritur të regjistrojë një nga rekordet më unikë në LaLiga.
Sulmuesi me origjinë spanjolle ka luajtur çdo ndeshje në LaLiga që nga viti 2015, duke grumbulluar një total prej 170 ndeshjesh radhazi në këtë kompeticion, pa munguar në asnjërën prej betejave të Bilbaos.
Askush në Spanjë nuk ka arritur ta bëjë këtë në shekullin e 21, teksa më parë ka pasur lojtarë, që e kanë tejkaluar rekordin e Williams. Juan Larranaga, ish-mbrojtës i njohur ka luajtur në 202 ndeshje rresht.
Más jornadas consecutivas jugando en La Liga:
202 Larrañaga (1986-1993)
188 Arconada (1977-1984)
184 Zubizarreta (1984-1989)
171 Di Stéfano (1953-1959)
170 (y sumando) @Williaaams45 (2015-?)Impresionante.
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) December 15, 2020
Ish-mbrojtësin e ndjekin ish-portierët Arconada dhe Zubizarreta. Në vendin e katërt është ish-ylli i Real Madrid, Alfredo Di Stefano, teksa pas tij me një ndeshje më pak renditet Williams.
Spanjolli ka mundësinë e artë në ndeshjen e ardhshme që të barazojë legjendën Di Stefano. Dëmtimet janë diçka e panjohur fatmirësisht për Williams, teksa edhe kartonët i ka kursyer gjatë karrierës së tij. /abcnews.al
Më së shumti ndeshje radhazi në LaLiga:
202 Larranaga (1986-1993)
188 Arconada (1977-1984)
184 Zubizarreta (1984-1989)
171 Di Stéfano (1953-1959)
170 Inaki Williams (2015-?)