Shumë persona kanë probleme me shëndetin dhe mundohen t’i dëgjojnë sa më shumë këshillat e mjekut. Ata që ankohen më së shumti në këtë periudhë janë pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë.
Agroweb tregon pesë nga përbërësit ushqimor që duhen përdorur më shumë për uljen e tensionit dhe për të pasur një regjim ushqimor më të shëndetshëm ushqimor.
Hudhra: Përbërësit natyralë të hudhrës zgjerojnë enët e gjakut dhe e ndihmojnë zemrën të kryejë detyrën e saj. Hudhra është shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut.
Shega: Lëngu i shegës është i pasur me fibër dhe shumë minerale që mbajnë nën fre tensionin e gjakut. Ky frut i bën shumë mirë zemrës por edhe sistemit tretës.
Kosi: Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalçium për organizmin. Ai qetëson enët e gjakut dhe i qetëson ato kur nevojitet.
Tërshëra: Ky drith është i pasur me fibër që mban tensionin e gjakut nën kontroll. Për më tepër, tërshëra rekomandohet edhe kundër mbipeshës.
Peshku: Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3. Këto acide përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin tensionin e gjakut./abcnews.al