Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pesë të vrarë dhe 20 të plagosur nga një sulm rus në Ukrainë

schedule15:34 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:34 - 4 Shkurt, 2025

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm i Rusisë në Izium, në rajonin e Kharkivit. Sulmi rus raportohet të ketë shkatërruar pjesërisht ndërtesën e administratës së qytetit dhe një ndërtesë banimi pesë-katëshe.

Sipas autoriteteve ukrainase, një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar duke e dënuar sulmin.



“Është e pamundur të pajtohemi me këtë mizori. Ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, të aplikojmë sa më shumë forcë, forcën e armëve, forcën e sanksioneve, forcën e diplomacisë, për të ndaluar terrorin dhe për të mbrojtur jetën”, ka shkruar Zelensky.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!