Pesë të plagosurit në Lushnje, “Land Rover”-i dhe “Ford”-i u kokë më kokë në kanal

schedule19:33 - 7 Shtator, 2021

schedule 19:33 - 7 Shtator, 2021

“ABC” mëson detaje të reja nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme rreth orës 18:30 në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Çukas.

Policia sqaron se dy makinat, “Land Rover”-i dhe “Ford”-i me drejtues përkatësisht Hajri Selenicën rreth 50 vjeç, banues në Berat dhe Qani Pepën 41 vjeç, banues në Lushnjë u përplasën dhe përfunduan të dy në kanal.

Si pasojë u plagosën dy drejtuesit e makinave, dy pasagjerët te “Ford”-i, O. T., dhe F. T dhe pasagjerja te “Land Rover”-i, L. S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!