Trupi ka nevojë për ushqim bio dhe të shëndetshme për të funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Një ushqim i mirë dallohet nga vlerat e larta ushqyese, të cilat kontribuojnë në forcimin e sistemit tretës dhe atë imunitar. Më poshtë do ju tregojmë 5 superushqime që duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj, për një trup dhe lëkurë të shëndetshme.
1. Avokado
Avokadoja pastron gjakun nga kolesteroli i dëmshëm, përmirëson kujtesën dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
LEXO EDHE: Ja pse duhet të hani gjithmonë avokado!
2. Çaji jeshil
Çaji jeshil është burim antioksidantësh, djeg dhjamin dhe ul presionin e gjakut. Gjithashtu, ul stresin dhe rrit aktivitetin e trurit.
3. Domatja
Ngrënia e këtij ushqimi çon në parandalimin e sëmundjeve onkologjike, normalizimin e aparatit tretës, përmirësimin e punës së zemrës, rrit imunitetin dhe eleminon substancat toksike nga trupi.
4. Uthull e mollës
Uthulla e mollës rivendos ekuilibrin e mikroflorës së zorrëve, mbron trupin nga bakteret patogjene, promovon prishjen e karbohidrateve komplekse dhe acideve yndyrore të pangopura.
5. Tërshëra
Tërshëra stabilizon emocionet dhe përmirëson aktivitetin e trurit, pastron qelizat nga toksinat dhe kripërat e metaleve të rënda dhe mbron mukozën e stomakut./e.b-abcnews.al