Pesë qytetet më “magnetike” në botë

schedule19:57 - 15 Prill, 2022

schedule 19:57 - 15 Prill, 2022

Pole të forta tërheqëse jo vetëm për njerëzit, por edhe për investimet dhe biznesin janë disa qytete në botë, cilësi që disa e ruajnë edhe pas pandemisë. Në veçanti, sipas Forumit Ekonomik Botëror, koncepti i “lidhjes” ka ndryshuar që nga fillimi i Covid-19 dhe tani lista e qyteteve më “magnetike” vjen nga gjashtë kritere, të cilat vlerësohen nga indeksi Global Power City: ekonomia, kërkimi dhe zhvillimi, ndërveprimi kulturor, cilësia e jetës, mjedisi dhe aksesueshmëria.

Sipas indeksit, pesë qytetet kryesore magnetike janë:

  1. Singapor

Singapori është në pesëshen e parë për shkak të ekonomisë së tij të lulëzuar, por edhe ndërveprimit të fortë kulturor.

  1. Paris

Qyteti i dritës merr një vlerësim jashtëzakonisht të lartë për shkak të cilësisë së jetës që ofron, por edhe aksesueshmërisë së lehtë.

  1. Tokio

Qyteti ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë për të konsoliduar tendencat e reja duke pritur Lojërat Olimpike më të fundit.

  1. Nju Jork

Është një nga qytetet që rishfaqet vazhdimisht në listën vjetore, pasi zë një pozicion lider ndër qytetet e tjera për nga kriteret ekonomike, por edhe në fushën e kërkimit dhe zhvillimit.

  1. Londër

Londra renditet shumë lart në të gjitha kriteret e përcaktuara. Sidoqoftë, vlen të përmendet se në përgjithësi nuk duket të jetë një pol tërheqës aq i fortë sa vitin e kaluar, pasi pandemia ndikoi negativisht në lidhjen e qytetit.

Vlen të theksohet se qyteti që ofron cilësinë më të lartë të jetës është Madridi dhe më i “gjelbër” është Stokholmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!