Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që plot pesë sfida të luhen me dyer të mbyllura këtë fundjavë. Ndeshjet e Serie A që do të luhen me dyer të mbyllura, janë: Juventus-Inter, Udinese-Fiorentina, Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia.
Ndeshjet e Serie A që do të luhen normalisht: Lazio-Bologna, Napoli-Torino, Leçe-Atalanta, Cagliari-Roma. Ndërsa për takimin Sampdoria-Verona, nuk ka ende një vendim.
Juventus-Inter është kryendeshja e javës në Serie A dhe me shumë gjasa, mund të vendosë edhe titullin kampion. Kjo sfidë, do të luhet pa tifozë, që është një humbje e madhe./abcnews.al