“Pesë milionëshi” Manaj/ “Ylli” kuqezi i ka realizuar 4 golat në tre ndeshjet e fundit me Sivasspor

schedule18:36 - 26 Tetor, 2024

schedule 18:36 - 26 Tetor, 2024

Ritmi i tanishëm duket më I lartë sesa ai I vjetshmi.

Rej Manaj nuk është ende në nivelin e 18 golave që realizoi sezonin e kaluar në Superligën turke, por forma e tanishme I jep shpresë që ta tejkalojë veten.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare ishte ndër më aktivët në fushë, në përballjen që Sivaspori fillimisht po e humbiste dhe pastaj e fitoi në fushën e Adana Demirsporit.

Futbollist 27-vjeçar madje realizoi rrjetën tepër domethënëse për 3-2, pra vulosi përmbysjen pasi vendasit kryesuan 2-0.

Kjo ndodhi në minutën e 66-të, ndërsa lushnjari ishte si përherë titullar.

Momenti I shkëlqyer I Manajt vazhdon, dhe jo më kot kartoni I tij tani në tetor arriti vlerën 5 milionë euro.

Sulmuesi mungoi në tri ndeshje radhazi në shtator e tetor, për shkak dëmtimi, ndërsa në tri sfidat e fundit që ka luajtur, ka shënuar 4 herë, aq sa ka gola këtë vit në Superligën e Turqisë.

Ai ndodhet vetëm jnë rrjetë larg vendit të dytë në renditjen e Këpucës së Artë, pra shënuesve më të mirë, pasi Tadiç, Xheko, Figeredo apo Piontek kanë nga 5, dhe vetëm Çiro Imobile është I shkëputur me 8.

Falë edhe Manajt, Sivaspori është mbi mesin e renditjes së kampionatit, duke pasur çdo gjë në ekuilibër, me 4 fitore e 4 humbje, dhe me 15 gola të shënuar e 15 të pësuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!