Pesë mënyra për të pasur sukses në flirtim

schedule15:13 - 10 Shkurt, 2023

schedule 15:13 - 10 Shkurt, 2023

Flirtimi nuk është i lehtë për të gjithë. Edhe njerëzit më të sigurt ‘ngrijnë’ në momentin që dëgjojnë “përshëndetje” nga personi që ju pëlqen. Ndiqni këto këshilla që do t’ju ndihmojnë të fitoni vëmendjen e personit që ju intereson.

Kini besim

Personi që ju intereson do të vërejë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër të takojë një person që e di se ia vlen. .

Tregoni interes

Nëse më në fund keni mundësinë të flisni me të, hidhni grepat. Pyesni sa më shumë për jetën e tij/saj dhe tregon interes. Ai/ajo padyshim që do ta vlerësojë se sa të interesuar jeni për të dhe me siguri do të presë me padurim bisedën tuaj të radhës.

Buzëqeshni

E dimë se të ecësh dhe ta shohësh papritur atë përballë duhet të jetë një emocion i jashtëzakonshëm. Por gjeni guximin dhe buzëqeshni. Kështu do të hyni në radarin e tij/saj dhe keni tërhequr vëmendjen.

Lëreni të shohë se si e shikoni

Zakonisht kur dikush e kupton që po e shikoni, duhet t’i largoni sytë shpejt në mënyrë që të mos e kuptojnë se i keni sytë te ata gjatë gjithë kohës.

Mos kini frikë të jeni të dukshëm ndonjëherë

Kur tjetri e vëren se po flirtoni nuk është domosdoshmërisht keq. Prandaj, edhe nëse doni të shkoni më tej, trajtojini situatat me humor. /abcnews.al