Pesë inkubatorë të rinj i shtohen maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë

schedule16:29 - 12 Prill, 2019

schedule 16:29 - 12 Prill, 2019

Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë i janë shtuar 5 inkubatorë të rinj falë përgjegjësisë sociale të biznesit. Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli u shpreh se investimi për shëndetin e nënës dhe fëmijës është përparësi e politikave dhe programeve socio-shëndetësore e Ministrisë.

Investimet sipas zëvendësministres do të vazhdojnë në infrastrukturën e spitaleve rajonale, materniteteve ashtu edhe në fuqizimin e tyre me burime njerëzore për të garantuar shërbim për qytetarët afër vendbanimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!