Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pesë futbollistët më të mirë në histori tek Interi, mesfushori flet hapur

schedule15:20 - 26 Shtator, 2020

schedule 15:20 - 26 Shtator, 2020

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, ka dhënë sot një intervistë për mediat italiane, ku ka treguar se kush është idhulli i tij, pse mban numrin 12 në fanellë dhe se kush janë 5 futbollistët më të mirë në historinë e Interit.

“Jam një mesfushor dhe mbaj fanellën me numrin 12. Historia është e thjeshtë: pozicioni im i parë, kur kam qenë fëmijë, ka qenë ai i portierit. Idhulli im? Kam adhuruar gjithmonë Xavin. Nëse do ta takoja ndonjëherë, do t’i thosha: ‘Ke qenë gjithmonë idhulli im, kam parë të gjitha ndeshjet e tua: stili yt i lojës më ka magjepsur’.

Julio Cesar, një talent i pastër. Javier Zanetti, kapiteni i tripletës. Sneijder, përfaqësuesi më i mirë i shkollës holandeze. Ronaldo, asnjë si ai. Edhe Milito, i cili ka patur një nuhatje të pabesueshme për të gjetur rrjetën”/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!