U bë nënë për herë të parë në moshën 18 vjeçare. Që atëherë, Kristjana Qemiraj ka përjetuar ndjesinë e të qenit nënë dhe disa herë të tjera. Në moshën 26 vjeçare, ajo ka 4 vajza dhe një djalë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Skerdilajd Qerimaj, ata dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku treguan për njohjen e tyre dhe për vështirësitë si prindër të pesë fëmijëve.
“Jemi njohur me lajmësi”, u shprehën ata gjatë intervistës.
Gëzimi i parë i tyre ishte vajzë. Më pas ata mirëpritën në jetë edhe tre të tjera. Kur nuk e prisnin, erdhi në jetë edhe fëmija i pestë, një djalë.
Kristjana tregon se ka dashur gjithmonë një familje të madhe por s’e ka menduar asnjëherë që do të bëhej me pesë fëmijë. 26 vjeçarja shton se kur nisi të publikojë fotot e para me familjen e madhe në rrjetet sociale, u përball me kritika për faktin se ka kaq shumë fëmijë në një moshë të re.
Megjithë vështirësitë, dy të rinjtë nga Fieri ndihen të bekuar për të familje të madhe./abcnews.al


