Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pesë deputetë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë të bashkive, ja emrat që i zëvendësojnë

schedule12:15 - 27 Mars, 2023

schedule 12:15 - 27 Mars, 2023

Pesë deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raportoi se paraditen e kësaj të hëne, dorëzoi mandatin Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste. Vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari.

Mandatin e dorëzoi edhe Benet Beci, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe vendin e tij mund ta zërë Ilir Beqja. Po sot, mandatin e dorëzoi Zef Hila, për të kandiduar për Bashkinë e Vaut të Dejës. Mandatin e tij do e marrë Ludovik Hasani.



Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cilët do të zëvendësohen në parlament, respektivisht nga Asllan Dogjani dhe Qamil Xhafa.

“Sapo ka firmosur dorëheqjen e tij Besjan Ajazi. Ai është deputet i qarkut të Elbasanit dhe do të garojë më 14 maj për Bashkinë e Gramshit. Vendin e Besjan Ajazit në parlament në radhët e PS-së, e zë Shkëlqim Bullari, kandidati i kësaj partie në qarkun e Elbasanit, por me përgjegjësi politike në qytetin e Cërrikut. Besjan Ajazi është deputeti i tretë i cili lë mandatin, pasi të premten, këtë gjë e bënë edhe dy deputetët e PD-së. Përkatësisht, Belind Këlliçi, që kandidon për Bashkinë Tiranë dhe vendin e tij do ta zërë Asllan Dogjani. Bashkë me Këlliçin, manatin e dorëzoi edhe Luçiano Boçi i cili kandidon në Elbasan nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Vendin e Luçiano Boçit do ta zërë Qamil Xhafa”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!