Pesë arsye pse duhet të përdorni uthullën në lavatriçe

schedule03:35 - 16 Gusht, 2022

schedule 03:35 - 16 Gusht, 2022

Uthulla është një mjet i gjithanshëm që mund të japë zgjidhje për shumë probleme të vogla të jetës së përditshme. Është jashtëzakonisht e dobishme në pastrimin e shtëpisë, në rutinën e bukurisë dhe…në larjen e rrobave.

Përfitimet e uthullës në lavatriçe

Përdoreni atë në vend të zbutësit

Vetitë e uthullës e bëjnë atë materialin ideal për të zëvendësuar zbutësin e rrobave. Përdorimi i uthullës në lavatriçe do t’i bëjë rrobat tuaja të buta dhe pa erë. Gjithçka që duhet të bëni është të shtoni ¼ filxhan në shpëlarjen përfundimtare të makinës larëse.

Ju do të kurseni para 

Siç thamë më lart, uthulla është po aq efektive sa zbutësi i rrobave dhe sigurisht më ekonomike. Kështu që kurseni para dhe të paktën në disa nga larjet tuaja, provoni ta përdorni këtë në vend të zbutësit të rrobave.

Është natyrale dhe nuk dëmton mjedisin apo lëkurën

Ndryshe nga zbutësi i rrobave, uthulla është një produkt natyral, prandaj është miqësore me mjedisin dhe lëkurën, ndërsa zbutës të ndryshëm ka të ngjarë të shkaktojnë acarim dhe kruajtje në lëkurë.

Mbron ngjyrat në rroba

Në larjen me rroba me ngjyra, ky material është zgjidhja më e mirë. Përbërja e tij është e tillë që mbron ngjyrën dhe ndihmon rrobat ta mbajnë atë të pandryshuar me larje. E njëjta gjë vlen edhe për rrobat e zeza, ngjyra e të cilave tenton të zbehet me kalimin e kohës.

Është mirë në lavatriçe

Përveçse i bën rrobat më të buta, redukton gjithashtu grumbullimin e kripërave brenda makinës larëse.

A do të lërë uthulla një erë në rroba?

Përgjigja është “jo” dhe do ta zbuloni pasi rrobat të jenë tharë. E rëndësishme, sigurisht, është të mos e teproni me dozën. Gjysmë filxhani është më se e mjaftueshme për të pastruar thellë rrobat dhe për t’i bërë ato të buta dhe të lëmuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!