Pescara rikthehet te fitorja pas 5 javësh, festojnë Memushaj dhe Kastrati

schedule18:18 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 18:18 - 26 Dhjetor, 2019

Ledian Memushaj dhe Elhan Kastrati e nisën si titullarë sfidën e sotme të Pescarës përballë Livornos së vendit të fundit. Ekipi i dy lojtarëve shqiptarë triumfoi 0-2 në transfertë me dy gola të shënuar në pjesën e parë dhe u rikthye te fitorja pas 5 javësh.

Portieri 22-vjeçar u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe ia doli të ruante të paprekur portën e Pescarës. Kapiteni vlonjat luajti 82 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë pak sekonda përpara se të zëvendësohej.

Ky trepikësh i ngjit “Delfinët” në vend të 9-të në Serie B me 25 pikë, gjashtë më pak se Pordenone e vendit të dytë, pozicion që të ngjit në Serie A. Ndeshja e fundit për këtë vit luhet me datë 29 dhjetori dhe Pescara do të presë në shtëpi veronezët e Chievos. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!