E pamundur që emri i Rey Manaj të mos përmendet si një opsion për klubet italiane në periudhë transferimesh. Lushnjari, i cili është pjesë e Barcelonës B, gjatë verës u lidh me disa klube të Serie B si dhe me një klub të Superligës turke.
Tani, sipas Gianluca Di Marzio, Manaj mund të kthehet në Itali dhe janë dy klubet e interesuara. Pescara është një prej tyre. “Delfinët”, ku luan edhe Ledian Memushaj, është një njohje e vjetër për sulmuesin e kombëtares shqiptare, i cili ka luajtur në sezonin 2016/17 dhe ka shënuar 2 gola në 12 ndeshje.
Opsioni tjetër është në Serie A, në një skuadër që po mundohet të shmangë rënien në Serie B. Bëhet fjalë për skuadrën e Crotone, që pozicionet në vendin e fundit në kampionatin elitar të futbollit në Itali. /abcnews.al