Përzgjidhen me short anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

schedule12:42 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 12:42 - 5 Dhjetor, 2022

Në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës u zhvillua sot procedura e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që do të zhvillojë veprimtarinë e tij përgjatë vitit 2023, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në nenin 149/d i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të pikave 7-10 të nenit 221 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

Gjatë kësaj procedure morën pjesë Avokatja e Popullit, në cilësinë e vëzhguesit, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese si dhe nga dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri dhe OPDAT.

Nga hedhja e shortit u përzgjodhën si anëtarë të KED përkatësisht:

Altin Binaj – Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Fjona Papajorgji – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Sandër Simoni – Gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Arqilea Koça – Prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme

Fuat Vjerdha – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Engert Pëllumbi – Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Arta Marku – Prokurore nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Gjon Fusha – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Enerjeta Shehaj (Deraj) – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Përveç nëntë anëtarëve, në përputhje me përcaktimet ligjore, shorti përcaktoi edhe gjashtë anëtarët zëvendësues të KED, si më poshtë:

Vitore Tushe – Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Albana Boksi- Gjyqtare në Gjykatën e Lartë

Alma Muça – Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme

Genti Shala – Gjyqtar në Gjykatat e Apelit

Moisi Duda – Prokuror nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

Elda Vrioni – Gjyqtare nga Gjykatat Administrative

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

KED përbëhet nga nëntë anëtarë, të përzgjedhur me short nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.  /Abcnews.al/