Një 34-vjeçar është ndaluar nga policia në Tiranë, pasi ka përvetësuar shumë të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit.
Të mërkurën, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, por ai nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana.
34-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”.
Ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal./abcnews.al