Padia e Ramës për Haradinajn, Basha: Perversitet i shëmtuar anti-kombëtar

schedule13:59 - 16 Janar, 2020

schedule 13:59 - 16 Janar, 2020

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar një ditë pasi media në Kosovë publikoi padinë e depozituar nga Edi Rama në Gjykatën e Prishtinës kundër Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj. Rama pretendon se Haradinaj ka shpifur kur i ka adresuar atij akuzat për shkëmbim territoresh.

” Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj është akt i ulët që na turpëron të gjithëve. Meriton refuzimin dhe revoltën legjitime”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Statusi i plotë i Bashës në facebook:

‪Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës.

Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar./abcnews.al

Lexo edhe:Zbardhet padia, Rama: Haradinaj ka shpifur, nuk jam shprehur pro shkëmbimit të territoreve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!