Dashamirësit e kafesë mund të kenë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe Alzheimerit si dhe kanë më pak shanse për të vuajtur nga depresioni. Por ka edhe më shumë fuqi të fshehura të këtij produkti, përveç përfitimeve shëndetësore, energjisë që jep dhe shijes së mirë, shkruan abcnews.al.
Largoni insektet nga shtëpia.
Kafeja përmban diterpene që mund të jenë toksike për insektet. Kjo është arsyeja pse mund të përdorni kafe për të larguar mushkonjat, mizat, apo insekte të tjera.
Mbajini lulet të freskëta për një kohë më të gjatë.
Nëse dëshironi t’i mbani lulet tuaja të freskëta për më gjatë, mund të shtoni kafe në ujin që do të spërkasni lulet. Por mos e hidhni kafenë direkt tek lulet, pasi mund të ketë shumë acid.
Përdoreni kur gatuani mish
Acidi që përmban kafeja zbut mishin dhe thekson aromën e tij. Thjesht hidhni pak kafe mbi mish 2 orë para se ta gatuani.
Pastroni lehtësisht enët e papastra.
Cilësia që kanë kokrrat e kafesë i bën ato të shkëlqyera për pastrimin e enëve dhe tavave që pastrohen me vështirësi. Thjesht vendosni pak kafe në sfungjer dhe lani enët si zakonisht.
Hidhni kafe në një rrugë me akull.
Nëse jetoni në një vend të ftohtë, kafeja mund të jetë një zgjidhje për ju. Është një zëvendësim i shkëlqyer i kripës, pasi bazat e kafesë janë më eko-miqësore dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm mjedisor. Për shkak të qëndrueshmërisë, kafe gjithashtu krijon fërkime duke mos lejuar të rrëshqisni. /abcnews.al/