Al-Nasr synon të na çmendë.
Pak ditë pas lajmit se është shumë afër për ta bërë të vetin Cristiano Ronaldon, klubi i Arabisë Saudite do të tentojë të përfshijë në listën e tij Ngolo Kante.
Mesfushori 31-vjeçar është i lirë nga Chelsea qershorin e ardhshëm dhe Al Nasr është shumë i interesuar ta shtojë atë në listën e tyre, duke kërkuar një bombë të dytë transferimi.
Lojtari francez ka luajtur vetëm në dy ndeshje me blutë e Londrës këtë sezon dhe ende nuk e ka kapërcyer plotësisht dëmtimin që e mundon që nga gushti i kaluar, ndërsa siç raportojnë media të ndryshme të huaja, ai nuk është kundër për të lëvizur në Arabinë Saudite.
Megjithatë, Al Nasr nuk është i vetmi që dëshiron Kanten, pasi edhe Barcelona është e interesuar për blerjen e tij. /G.D abcnews.al/