Dinamo po kalon një moment “JO” në kampionatin shqiptarë, ku aktualisht janë të pozicionuar në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit, duke rrezikuar seriozisht edhe mbijetesën.
Në javën e 24-të të Abissnet Superiore, skuadra e Bledar Devollit do të përballet me Skënderbeun, takim që do të luhet ditën e martë ora 16:45, duel që do të zhvillohet në Korçë.
Mbetet të shihet gjendja e disa futbollistëve që kanë probleme fizike, siç janë Arturo Rexhinaldo, Edis Maliqi dhe Eni Imami. Në këtë moment, stafi teknik ka nevojë për të gjithë lojtarët, por më shumë për sulmuesit.
Ndaj Vllaznisë u aktivizua Ibraimi si 9 false dhe mbetet të shihet se çfarë zgjedhjesh do të bëjë trajneri ndaj Skënderbeut. Rexhinaldo më shumë ka qëndruar jashtë sesa ka luajtur. /f.a/abcnews.al