“Për shtetin bektashi do njoftoheni”/ Kryegjyshi botëror flet nga përurimi i shtatores së baba Haxhi Saliaj

schedule12:58 - 25 Tetor, 2024

schedule 12:58 - 25 Tetor, 2024

Përuret në Ninësh të Mallakastrës shtatorja e klerikut bektashi Baba Haxhiut. Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Baba Mondi deklaroi në një prononcim se bektashizmi ka rrënjë të thella në Mallakastër.

“Ka qenë figurë e këtij fshati dhe duke parë veprën e tij të madhe ne vumë në mes të fshatit për t’i dhënë vlerë këtij fshati që ka nxjerrë një djalë të shkëlqyer, që ka qenë në ndihmë të gjithë këtyre njerëzve. E lamë te vendi ku ka lindur ai.”, deklaroi Baba Mondi.

Baba Haxhiu, siç njihej në zonën e Mallakastrës, ka jetuar dhe shërbyer përgjatë dy periudhave të ndryshme por vepra e tij mbeti e njëjtë. Ai i shërbeu dhe qëndroi pranë banorëve të zonave ku punoi si klerik duke fituar respektin e tyre.

Për këtë arsye, banorët e Mallakastrës e kujtojnë me respekt dhe vlerësojnë figurën e tij edhe 25 vjet pas vdekjes.

Shtatorja e tij u përurua pjesëmarrje të gjerë të komunitetit, drejtuesve vendore, deputetë dhe kreu i bektashizmit, Baba Mondi.

/abcnews.al