Përurimi i statujës së Dianës për 60 vjetorin e lindjes: A do të marrë pjesë Meghan Markle

schedule21:12 - 16 Qershor, 2021

schedule 21:12 - 16 Qershor, 2021

Meghan Markle me shumë gjasa nuk do të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar me princin Harry për përurimin e statujës së Princeshës Diana. Dukesha e Sussex-it mund ta kapërcejë ngjarjen pasi aktualisht po kujdeset për vajzën e porsalindur, Lilibet Diana.

Por shkrimtari mbretëror, Phil Dampier tha për “The Sun” se Meghan do të përdorë justifikimin se duhet të kujdeset për vajzën në mënyrë që të shmangë anëtarët mbretërorë, të cilët i ka kritikuar. “Unë mendoj se do të preferojë të qëndrojë në Kaliforni me dy fëmijët e vegjël.”, tha ai.

Princess Diana sitting in between Harry and Will at an event in the 1990s.

Por burime të tjera janë shprehur se dukesha do të marrë pjesë pasi ajo “e di se sa e vështirë ishte fakti që Harry mori pjesë vetëm në varrimin e gjyshit të tij dhe nuk dëshiron që kjo të ndodhë përsëri.” Harry dhe William porositën një statujë të nënës së tyre në vitin 2017.

Skulptura do të zbulohet me 1 Korrik për 60 vjetorin e lindjes së Dianës. Vizita e fundit e Harry në Britani ishte për varrimin e Princit Philip. Meghan nuk mori pjesë pasi ndodhej në muajt e fundit të pritjes së vajzës, e cila erdhi në jetë me 4 Qershor. /abcnews.al

Meghan dhe Harry mund të nisen për në Londër muajin tjetër

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!