Përsonazhe të famshëm të vrarë nga fansat e tyre

schedule13:40 - 12 Nëntor, 2019

schedule 13:40 - 12 Nëntor, 2019

Përsonazhet e famshëm arrijnë gjithmonë të jenë në qëndër të vëmendjes.Pse duhet të përqendrohemi në jetën tonë kur jeta e një Kardashian është kaq e ndryshme dhe emocionuese? Dhe nuk ka pse të jetë thjeshtë nga klani Kardashian dhe tifozët e muzikës, sportit dhe filmave të gjithë kanë dikë që e duan dhe mbajnë postera të tyre. Ne thjeshtë duam të dimë gjithçka rreth këtyre njerëzve të mahnitshëm .

Dikur por edhe sot  kjo tërheqje ndaj njerëzve të famshëm ka rezultuar shpeshherë  fatale. Këto  personazhe morën llojin e gabuar të përkushtimit nga fansat e tyre.

SELENA

Këngëtarja e këngës Latine, Selena Quintanilla-Pérez (e njohur në mbarë botën thjesht si “Selena”) ishte një yll në ngritje kur themeluesja e klubit të tifozëve, Yolanda Saldivar, e goditi me armë  në moshën 23 vjeç, në 31 mars 1995.

REBECCA SCHAEFFER

Ylli 21-vjeçar  Rebecca Schaeffer u qëllua në hyrje të shtëpisë së saj në Hollywood nga fansi i  fiksuar Robert John Bardo më 18 korrik 1989.

Sipas Los Angeles Times, Bardo e përndiqte Schaeffer për tre vite rresht përpara se ta vriste dhe madje i kishte dërguar letra cdo ditë dhe  përpiqej të takohej dhe me grupin e xhirimeve të saj.

JOHN LENNON

Ndoshta gjëja më e keqe në lidhje me vdekjen e John Lennon nga Mark David Chapman më 8 dhjetor 1980  është se ajo ndodhi për asnjë arsye praktikisht.

Chapman thuhet se ishte një tifoz i Beatles më herët në jetën e tij, por ai nuk ishte me të vërtetë i fiksuar pas muzikës së tyre. Arsyeja sipas tij ishte hipokrizia që ai mendoi se kishte dëgjuar në vargjet e Lennon.

Përveç kësaj, Chapman shënjestroi Lennon thjeshtë sepse ai mendoi se vrasja e dikujt të famshëm do ta bënte atë të famshëm gjithashtu.

ANDRES ESCOBAR

Më 23 qershor, gjatë Kupës së Botës 1994 , Kolumbia ishte një nga favoritët për të fituar  por humbi  me rezultatin 2-1 kundër SHBA-së  me  golin e shënuar në portën e tij nga Andres Escobar.

Më 1 korrik, Escobar ishte në një restorant në qytetin e tij të lindjes Medellin, Kolumbi. Ai u fut në një debat me disa mbrojtës të golit, dhe ata e vranë duke goditur disa herë me armë.

Sipas The Independent, njëri prej tyre bërtiti “faleminderit për golin !” ndërsa e qëlloi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!