Personat me aftësi të kufizuara në protestë: Makina na duhet për terapi, s’e përballojmë çmimin e naftës

schedule11:52 - 13 Mars, 2022

schedule 11:52 - 13 Mars, 2022

Personat me aftësi të kufizuara i janë bashkuar protestës kundër çmimeve që nga dita e parë. Një prej tyre është Flamur Bala i cili ka ardhur nga Durrësi.

Unë sot kam ardhur nga Durrësi dhe mora faturën e naftës me vete. Si mund ta përballojë një person me aftësi të kufizuar këtë çmim nafte. Persona me aftësi të kufizuar s’kanë buxhet dhe ekonomi për t’i futur naftë makinës. Por nuk është vetëm kjo sepse janë rritur dhe çmimet e ushqimeve. Ne e kemi të nevojshme makinën për të bërë terapi. Sot kam dalë në emër të çdo shqiptari sepse gjendja po vështirësohet”, tha Bala.

Një tjetër protestues i bëri thirrje kryeministrit Rama të reagojë duke theksuar se nuk është turp të protestosh, por turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai.

Jemi sërish në ditën e pestë të protestës, të dinjitetit të qytetarëve, të rezistencës. Shqiptarët nuk kanë turp të protestojnë, të bashkohen. Kryeministri i cili i vë gishtin e turpit qytetarëve të vet, duhet të kuptojë së shumica janë në shesh, duke izoluar në vetmi prapa dyerve të hekurave. Turp është të vjedhësh, turp është të lësh popullin të varfër, turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai. Turp është kur bombat bien në Ukrainë dhe viktimat janë në Shqipëri. Turp është të mbash një vend më të varfrin në rajon, turp është të mos i japësh shëndetësinë qytetarëve, turp është ti mbash më të varfër në rajon, një popull pasuria a së cilës është më e larta në rajon. Ne dolëm për dinjitetin tonë, qytetarët dalin për hallin e vet, as për hallin e kryetarit apo të politikanit të radhës,. Sot jemi mbledhur sërish për t’i thënë që nuk dorëzohemi. Kërkojmë një jetë ashtu siç e meritojmë.”, u shpreh ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!