Omicron është përhapur kudo duke rritur shqetësimin e shkencëtarëve dhe frikën e publikut në të gjithë botën. Sipas të dhënave shëndetësore deri më tani, personat mbi 50 vjeç janë më të prekurit nga varianti i ri në Britani.
“Ne kemi konstatuar rritje të rasteve te personat mbi 50 vjeç, tha ministri për BBC, duke shtuar se 90% e personave mbi 50 vjeç kishin marrë një dozë përforcuese.
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 13,235,401 raste dhe 148,851 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al