Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Persona të panjohur hapën zjarr drejt banesës, vritet në Greqi një pushues nga Maqedonia e Veriut, plagoset një tjetër

schedule11:30 - 15 Korrik, 2023

schedule 11:30 - 15 Korrik, 2023

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së përgjakshme në orën 3.30 të mëngjesit në Hanioti të Halkidikit. Dy personat, 39 dhe 45 vjeç, janë pushues nga Maqedonia e Veriut, sipas mediave greke.

Sipas informacioneve të para nga policia, persona të panjohur, të veshur me kapuç kanë hapur zjarr ndaj tyre teksa ndodheshin në një banesë me qira.

39-vjeçari ka vdekur menjëherë, ndërsa 45-vjeçari është dërguar i plagosur fillimisht në Qendrën Shëndetësore Kassandra dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm Polygyros.



Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes fatale janë duke u hetuar nga Departamenti i Sigurisë Polygyros.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!