Persona të armatosur sulmuan një minierë ari të kompanisë Poderosa në rajonin La Libertad të Perusë veriperëndimore, tha Ministri i Brendshëm i vendit Victor Torres Falcon, duke njoftuar se nëntë punëtorë u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën.
Sulmuesit hapën zjarr ndaj punëtorëve dhe vendosën mjete shpërthyese në minierën e arit. Më pas ka ndodhur një përplasje me personat e shërbimeve të sigurisë, ndërsa katër minatorë janë mbajtur peng.
Në minierën e arit, që ndodhet në zonën e Patasit, forcat elitare të policisë peruane arrestuan shtatë autorë dhe tu konfiskuan armët.
Ministria e Brendshme e Perusë ka njoftuar vendosjen e forcave speciale në Patas që do të shoqërojnë shërbimet lokale të sigurisë për të luftuar bandat kriminale që kanë zaptuar rajonin.
/abcnews.al