Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Përshtatën lavazhin për shitje droge, dy të arrestuar në Sarandë

schedule11:02 - 21 Mars, 2026

schedule 11:02 - 21 Mars, 2026

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”.

Renato Makri dhe Ilir Prenga janë arrestuar nga policia për shitje të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kilogramë kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.



Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!