Një 67-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Coins”, ndërsa i biri është shpallur në kërkim.
Ata kishin përshtatur banesën e tyre në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Policia sekuestruoi pajisjet që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Operacioni u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë./abcnews.al