Protesta para Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ku protestuesit janë përplasur me Policinë e Kosovës. Gjatë protestës, disa kontejnerë janë përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën përreth Kuvendit.
Dhjetëra protestues vijojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe nuk janë tërhequr nga zona e protestës. Ndërkohë, protestues të tjerë po i bashkohen tubimit nga drejtime të ndryshme, duke rritur numrin e pjesëmarrësve.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilat janë pozicionuar pranë protestuesve, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar.
Protestuesit kërkojnë votimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara, çështje që ka sjellë tubimin para Kuvendit.


