Ndërkohë që dhuna përshkallëzohet në Hong Kong, protestuesit kanë filluar të shkruajnë “letrat e fundit” për të dashurit e tyre, në rast se ata nuk kthehen.
Policia në Hong Kong hodhi gaz lotsjellës kundër protestuesve ndërsa protestuesit ndezën zjarre në një degë banke dhe në hyrjet e metrosë pasi dhjetëra mijëra njerëz marshuan përkundër një ndalimi zyrtar dhe sulmeve ndaj nxitësve të marshimit.
Demonstrata, e cila filloi paqësisht, para shpërthimeve të vandalizmit dhe përplasjeve midis policisë dhe protestuesve, ishte një shfaqje e mbështetjes së vazhdueshme për Lëvizjen, megjithë kufizimet në rritje dhe dënimin zyrtar.
Demonstruesit u mblodhën në Tsim Sha Tsui, një zonë e mbipopulluar tregtare, në krahun jugor të Gadishullit Koulun, për të marshuar drejt Koulun-it perëndimor, ku gjendet stacioni hekurudhor që lidh qytetin me Kinën kontinentale./abcnews.al