Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zbuluar pa dashje një letër me udhëzime ndaj tij, sipas mediave të huaja.
Në këtë letër lexohen qartë të gjitha gjërat që ai duhet të bëjë në një event me drejtorë të bizneseve industriale, përfshirë dhe kur duhet të përshëndesë, kur duhet të ulet dhe kur të largohet.
Gjithashtu, në letër, 79-vjeçari Biden udhëzohet t’i flasë disa njerëzve të caktuar, t’i pyesë dhe t’i falënderojë para se të largohet. Incidente të tilla kanë shkaktuar shqetësim të madh mbi shëndetin fizik dhe mendor të Presidentit amerikan.
/abcnews.al