Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Francë, një grua u godit nga një copë e vogël meteori teksa pinte kafe me një mik në tarracën e saj.
Gruaja dëgjoi një zhurmë të madhe që vinte nga çatia aty pranë dhe më pas ndjeu një dhimbje të fortë në brinjë.
“Papritmas ndjeva një goditje në brinjë. Mendova se ishte një kafshë, një lakuriq nate”, tha gruaja. “Menduam se ishte një copë çimento, por ngjyrat nuk ishin të njëjta”, shtoi ajo.
Fatmirësisht për gruan, meteori ka qenë i vogël dhe nuk e ka lënduar rëndë.
Vetëm pesë meteorë kanë rënë në Francë në shekullin e 21-të. Sipas National Geographic, Ann Hodges është personi i vetëm e regjistruar në histori që është goditur nga një meteorit. Në vitin 1954, Hodges ishte shtrirë në divanin e saj kur një copë guri i zi me madhësi të topit kaloi në çatinë e shtëpisë së saj dhe e goditi në kofshë, duke i shkaktuar disa mavijosje.
☄️?? FLASH – Une habitante de Schirmeck a été frappée (par rebond) par une météorite, alors qu’elle était sur sa terrasse. Un événement rarissime, voire unique. (DNA) pic.twitter.com/xIxsFFVZie
— Mediavenir (@Mediavenir) July 13, 2023
/abcnews.al