Thirrja e njohur “Rama ik” gjatë protesta kundër kryeministrit Rama, tashmë është kthyer në këngë.
Autori i këngës Gentian Gjonaj i ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin u shpreh se kjo është një mënyrë për të shprehur idetë e tij kundër personave që sipas tij janë komunsitë. Gjonaj theksoi se kënga është bërë hit sepse është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. I pyetur nga Enkel Demi se nëse do të ishtë publikuar nga Lulzim Basha do të kishte të njëjtën audiencë ai theksoi se nuk do të ishte e njëjta gjë, pasi sipas tij Berisha është më i preferuar.
Më tej Gjonaj tha se mbijetojmë në këtë regjim që quhet regjimi i Edi Ramës, edhe pse ka mbaruar studimet ai theksoi se është pa punë, duke ironizuar edhe me shprehjen e kryeministrit Rama: “Punë ka, por nuk ka profesiontë”.
Një arsye përse një rilindas duhet ta dëgjojë këngën “Rama ik”?
Gjonaj: Rilindasit të më japin një arsye përse nuk duhet ta dëgjojnë këngën “Rama ik”.
/abcnews.al